Ballina Politika Fatmir Mediu rendit arsyet, ja pse duhet të protestojnë sot shqiptarët

Fatmir Mediu rendit arsyet, ja pse duhet të protestojnë sot shqiptarët

6
0

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pak orë para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga opozita. Përmes një deklarate për shtyp, Mediu renditi disa arsye për të cilat qytetarët duhet të bëhen pjesë e protestës. Ai tha se qytetarët duhet të protestojnë për veten, për familjen e tyre dhe për Shqipërinë.

“Sot ata ndihen të pashpresë dhe të braktisur. Nuk ka as shtet, as Kushtetutë, por vetëm një grup njerëzish që qeverisin pa ligj dhe punojnë çdo moment, vetëm për interesat e tyre dhe jo të shqiptarëve. Nuk qeveriset me ligj dhe norma, por me urdhra dhe për interesa okulte klanore. Fjala e lirë është mbytur nga frika e humbjes së vendit të punës, nga presioni i pushtetit dhe kontrolli i mediave. Departamenti i Shtetit, në raportin e tij, ka deklaruar se; Shqipëria është problem për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, me lidhje që nga kartelet e drogës në Amerikën latine dhe influencë në Europë dhe Britani.

OSBE/ODHIR deklaron se; nuk ka zgjedhje të lira, nuk bëhet reformë zgjedhore. Administrata është shkatërruar dhe është në funksion të qeverisë. Ka vetëm një pushtet mbi ligje mbi Kushtetutë, mbi gjyqësor, dhe ky është pushteti i një njeriu të vetëm, Ramës. Të gjithë në protestë, për familjen tonë dhe Shqipërinë”, theksoi ndër të tjera Mediu.