Ballina Europë “Menduam se ishin fishekzjarre”/ Vrasja e 37-vjeçarit shqiptar në Itali, dëshmitari: Po...

“Menduam se ishin fishekzjarre”/ Vrasja e 37-vjeçarit shqiptar në Itali, dëshmitari: Po dilte nga furgoni kur dy…

19
0

Kanë dalë të tjera detaje nga vrasja e 37-vjeçarit shqiptar Beni Arshiaj mbrëmjen e djeshme në Piza të Italisë. Banorërt e zonës kanë thënë se ka patur një breshëri e shtënash diku rreth orës 21:00 dhe kujtuan se ishte “hedhje fishekzjarresh”. Kjo për shkak se kishte edhe një festë dhe qyteti ishte i zbukuruar.

Viktima ishte baba i 2 fëmijëve dhe i paskeduar penalisht nga autoritetet. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u vra pikërisht në sy të gruas dhe djalit të tij, që po e prisnin nga banesa përballë rrugës.

“Po dilte nga furgoni, është murator, kur dy prej tyre ndaluan dhe i drejtuan armën”, tha një tjetër dëshmitar.

Banorët thonë se kjo ishte ngjarja e dytë radhazi në lagje me të shtëna armësh dhe panik, por e mbrëmshmja përfundoi në tragjedi.