Ballina Kosovë ​Policia gjenë bomba, pancira dhe armë në veri të Mitrovicës

​Policia gjenë bomba, pancira dhe armë në veri të Mitrovicës

8
0

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë konfiskuar bomba, armë dhe pancira gjatë një bastisje në një shtëpi në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, pronar i shtëpisë e cila gjendet prapa shkollës ‘Sveti Sava’ në veri të Mitrovicës, është Aleksandar Jakshiq, i cili ka arritur t’i ikë policisë.

Mësohet se personi në fjalë është i njohur si diler i narkotikëve, ndërsa policia është në kërkim të tij.

KosovaPress-i ka kontaktuar me zëvendës drejtorin e policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka konfirmuar bastisjen, por nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, duke thënë se aksioni është duke vazhduar ende.