Ballina Sport Iniesta thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur

Iniesta thotë mjaft, largohet nga futbolli i luajtur

11
0

Andres Iniesta thotë mjaft. Ish-mesfushori i njohur spanjoll, nëpërmjet një video në rrjetet sociale, ka njoftuar se me 8 tetor do të largohet nga futbolli i luajtur.

Iniesta mbahet mend për periudhën te Barcelona, aty ku fitoi jo pak por 32 trofe.

40-vjeçari ka fituar 4 herë Champions League me katalanasit dhe 9 herë La Ligan.

i ka luajtur 131 ndeshje me Spanjën dhe ka realizuar 14 gola. Debutimi i tij me përfaqësuesen daton me 27 maj të vitit 2006.