Ballina Aktualitet Protestuesi tentojnë të çajnë kordonin e policisë, i vendosin zjarrin pemës para...

Protestuesi tentojnë të çajnë kordonin e policisë, i vendosin zjarrin pemës para kryeministrisë

14
0

Nis Protesta kombëtare e opozitës të cilën kryetari i PD-së e quajti dje fillimi i mosbindjes civile pa kthim deri në në atë që e quan krijimi i qeverisë teknike dhe shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër.

Deputetët e PD krah militantëve janë vendosur para kryeministrisë.

Partia e Lirisë e Ilir Metës, kreu i PDBNJ-së Vangjel Dule dhe Nard Ndoka e PDK-së i janë bashkuar PD-së. Veç kryeministrisë policia ka blinduar edhe kryesinë e Kuvendit. Janë stacionuar edhe forcat e FNSH-së e autobote

Protesta do të nisë para Kryeministrisë, e më pas mund të të përhapet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, i kërkon 4 orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 por jo itenerarin që do të ndjekin.Mbi 1000 efektivë në terren për ruajtjen e rendit.

Protesta nuk do të ketë fjalime politike ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha do e ndjekë nga shtëpia ku ndodhet në ‘arrest shtëpie’ dhe është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën ‘korrupsion pasiv’ për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’