Ballina Politika Vakanca pas dënimit të Salianjit, KQZ i jep sot mandatin e deputetit...

Vakanca pas dënimit të Salianjit, KQZ i jep sot mandatin e deputetit Andrea Manos

7
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i japë sot mandatin e deputetit, Andrea Manos, i cili do të zëvendësojë në Kuvend, Ervin Salianjit.

Pas dënimit me 1 vit burg të Salianjit për kallëzim të rremë, do të plotësohet edhe vakanca e krijuar në Kuvend.

Sipas rezultateve zgjedhore të vitit 2021, mandati i Salianjit i takon Andrea Manos, i cili mori 5465 vota.

Dënimi i Salianjit për dosjen Babale u bë shkas që opozita të nise aksionin parlamentar me djegia karriges, por edhe për mbajtjen e protestës pasditen e 7 tetorit.