Ballina Politika “Nëse na shpallin luftë, luftë do të marrin”- Deputeti demokrat tregon prapaskenat:...

“Nëse na shpallin luftë, luftë do të marrin”- Deputeti demokrat tregon prapaskenat: Ja pse sot ishte në SPAK socialisti Jurgis Çyrbja

27
0

Në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi, deputeti i PD, Edmond Spaho ka deklaruar se ajo që ndodhi dje në protestë ishte vetëm fillimi, pasi në ditët e tjera do të marrin një përgjigje më të ashpër.

Ai u shpreh se nëse i shpallet luftë opozitës, luftë do të marrin.

Po ashtu, Spaho komentoi edhe paraqitjen në SPAK të deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, që sipas tij shkoi për të dhënë llogari përgjimet në Sky Ecc për lidhjet me bandat e Durrësit.

“Është e turpshme që me firmat e tre eunukëve, si Klevis Xhoxhi, ai Jurgis Çyrbja që sot ka shkuar në SPAK për të dhënë llogari për  përgjimet në Sky Ecc për lidhjet me bandat e Durrësit, dhe ajo Klotilda Bushka që në këtë sezoni parlamentar e mbaj mend vetëm për një gjë: Si i ha deputetët me urdhër politik nga Rama. Ndërkohë modeli i PE është që edhe sikur të jesh i burgosur duhet të marrësh pjesë në PE. Kjo është demokracia funksionale që na thotë ambasadori i BE që Shqipëria është demokracia funksionale? Kështu është demokracia funksionale që 24 deputetë të opozitës ti ndërpresësh mandatet për dy muaj. Nëse opozitës i shpall luftë, luftë do marrësh. Dje ishte pjesa më e vogël. Në  ditët e ardhshme do marrin përgjigje më të fortë”, tha Spaho.