Ballina Politika A do të ketë vend në partinë tuaj për Lulzim Bashën? Ja...

A do të ketë vend në partinë tuaj për Lulzim Bashën? Ja kushti që vendos Enkelejd Alibeaj

32
0

Enkelej Alibeaj në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24, tha se sot shqiptarët duan një model tjetër, qoftë të organizimit politik, ashtu edhe të mënyrës se si politika duhet bërë.

Alibeaj tha se qytetarët duan një angazhim të drejtpërdrejtë që përmes votës së tyre të çojnë në Kuvend përfaqësuesit e tyre, pra ata vetë ata zgjedhin.

“Stofi, ndërgjegjia, koshienca, për të pasur një entitet përfaqësues politik, nuk është se diskutohet sot, por është një debat që bëhet prej 30 vitesh. Nuk kemi pasur asnjë grupim me vlera ideologjike të qarta të djathta. Ndaj ka ardhur sot momenti, koha, që të bëhet kjo brenda sistemit të partive politike. Kemi një sistem të partive të deformuar, ku kryetarët e partive nuk lëshojnë karriget”, tha Alibeaj.

Ai paralajmëroi se i qëndron idesë së krijimit të një partie me ide qartazi të djathta, por shtoi se do të respektohen të gjitha procedurat sipas ligjeve.

Dhe i pyetur nëse në këtë parti do të ketë vend për Lulzim Bashën, Alibeaj tha se duhet të distancohet nga Berisha dhe natyrisht ky entitet politik ka vend për këdo.