Ballina Politika Rama i jep një post të rëndësishëm Mark Markut? Reagon kryeministri: Lajm...

Rama i jep një post të rëndësishëm Mark Markut? Reagon kryeministri: Lajm i rremë, nuk kemi as…

28
0

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të rremë lajmin se do ta vendosë pedagogun Mark Marku, në krye të reformës për transparencën e institucioneve ndaj qytetarëve dhe medias.

Reagimi:

LAJM I RREMË

Sigurisht të tilla rrena ka me shumicë në kanalet pa filtra e as higjienë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona.