Ballina Opinion Çdo kush, çdo shqiptar duhet të reflektojë

Çdo kush, çdo shqiptar duhet të reflektojë

11
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

Do ishte e mjaftueshme vetëm organizimi kundër korrupsionit i armatës së madhe të pensionistëve të cilët ankohen prej shumë vitesh te emisioni i Bashkim Hoxhës kundër politikave  antihumane të  politikës, deputetëve  dhe të qeverive të tranzicionit; do të ishte e mjaftueshme dhe vendimtare vetëm vota e tyre dhe e të afërmëve të tyre për ndëshkimin e  korrupsionit; dhe do ishte vota e tyre vendimtare  jo vetëm për përmirësimin e gjëndjes së tyre por do ishte shërbim i madh i tyre edhe për  demokracinë dhe për funksionimin e shtetit ligjor.Armata ose ushtria e pensionistëve duhet të sillet si opozitë antipolitike të këtij tranzicioni, dhe në Shqipëri sot është e domosdoshme që të  reflektojë dhe reagojë cdo shqiptar për ndryshimin dhe përmirësimin e gjëndjes së tyre dhe të Shqipërsë.

Nuk ka pse shoqëria të mundohet që të justifikohet, dhe nuk ka pse ajo dhe  indidividët  e saj  të akuzojnë dhe të gjejnë fajin e gabimet vetëm te të tjerët për të këqijat që u kanë ardhur Shqipërisë e shqiptarëve. Nuk ka pse njerëzit të rrinë e të merren me thashetheme e zënka ndërvete për ta akuzuar të shkuarën dhe ishpushtetet, qeveritë  dhe regjimet e keqpushtetin  sepse ato nuk vijnë nga kozmosi, por këta politikanë e pushtetarë dolën dhe dalin nga ky popull, ky popull i zgjodhi dhe ndaj tyre binden. Nuk ka pse shoqëria shqiptare të pajtohet dhe të pranojë sistemin e korrupsionit dhe as  t’i nënshtrohet vullnetit korruptiv të këtij sistemi, por shoqëria shqiptare duhet të cmontojë këtë sistem gangrenë.

Dhe këta pushtetarë, këta politikanë e pushtete shqiptarët  i admiruan dhe i mbështetën e i duartrokitën, dhe i mbështesin e i duartrokasin edhe sot si besnik e fanatik të tyre.Para se të kerkosh llogari dhe t’u bësh kritikë të tjerëve, para se të kërkosh t’u japësh mënd të tjerëve dhe para se të pretendosh që të kapësh dhe të arrish edhe atje ku nuk e meriton, dhe para se të marrësh nga shteti e shoqëria atë që nuk e meriton shikoje së pari mirë veten se kush je.

Në shoqërinë e paemancipuar intelektualisht  dhe të papjekur fetarisht, moralisht, demokratikisht  dhe patriotikisht aty njerezit merren e ngatërrohen mes veti; aty vegjëtojnë e sundojnë veset, hipokrizia, ligësia, injoranca, korrupsioni, hajnija, egoizmi dhe antivlerat e tjera.

Një populli dhe shoqërie nuk i vijnë  krejt rastësisht gjërat, pra as qeverisja nuk i vjen rastësisht e tillë apo e atillë.

Popullit e komuninitetit i vjen gjithçka çfarë ai vepron e meriton.

Një komuniteti  zullumqar në krye i vijnë zullumqarët, hipokritëve u vijnë hipokritët;një komuniteti të korruptuar i vjen në krye një qeveri e korruptuar. Komunitetit egoist dhe një shoqërie të korruptuar, te ai komunitet është shumë e vështirë dhe gati e pamundur që të dalë ndonjë gjë e mirë në krye.Problem te shqiptarët  është mosndëshkimi i tradhtisë, korrupsionit dhe hajdutërisë  politike e shtetërore. Historikisht në Shqipëri, mosndëshkimi ligjor dhe mosndëshkimi demokratik me votë i tradhtisë publike dhe kombëtare  dhe as i keqbërësve publik e kombëtar ka mundësuar që tradhtia të institcionalizet si normë, moral e traditë.

Prandaj për gjëndjen se ku është edhe sot Shqipëria çdo antar i shoqërisë shqiptare ka përgjegjësi, dhe çdo kush duhet të reflektojë, që së pari të shohë nga vetëvetja e tij se çfarë bën e punon, dhe çfarë ai për interesin e vet të ngushtë bën e vepron  dhe e mbështet e pajtohet me të keqen e të dëmshmen.Nëse çdo kush pastron dhe ndreq veten, dhe nëse çdo kush në shoqërinë  shqiptare  ka turp e moral, nëse te shumica e popullit ka guxim e patriotizëm të vërtetë atëhere nuk do kishte kaq shumë krime, vjedhje, vrasje, korrupsion, tradhti dhe ngatërresa, fyerje e ofendime dhe kaq shumë eksod.

Nëse çdo antar i shoqërisë do kishte besim te Zoti, dhe nëse do kishte frikë ndëshkimin e Tij, atëhere shoqëria do ishte më humane, më paqësore, jo mëkatare, e pakorruptuar, do ishte shoqëri më e drejtë dhe më e moralshme, do të mirëqeverisej dhe do ishte shoqëri  më e lumtur.

Nuk mund të pretendohet se shoqëria në demokrci është e emancipuar nëse individët  e saj nuk angazhohen në sindikata dhe në shoqata  për të mbrojtur interesat e tyre kundër padrejtësive dhe korrupsionit e krimit shtetëror e politik. Në Demokraci,demokracia vdes po nuk pati ekzistencë reagimi dhe antipolitika shoqërore dhe kundërveprimi i shoqërisë  karshi të këqijave politike e shtetërore./Gazeta bulevard