Ballina Politika Nuk përmbahet, Berisha ‘shpërthen’ ndaj kryeministrit: Enver Hoxha vrau, por Rama po...

Nuk përmbahet, Berisha ‘shpërthen’ ndaj kryeministrit: Enver Hoxha vrau, por Rama po dëbon shqiptarët nga atdheu i tyre

0
12

Kryedemokrati Sali Berisha ka vazhduar të shprehet ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar atë me Enver Hoxhën dhe duke e akuzuar për “zbrazjen më të tmerrshme të kombit” gjatë regjimit të tij. Ai e përshkruan Hoxhën si “Hitlerin shqiptar” dhe thekson se ai ka kryer krime të rënda ndaj shqiptarëve, duke vrarë dhe ekzekutuar ata që guxuan të mbrojnë liritë dhe dinjitetin e tyre.

Berisha argumenton se, ndryshe nga Hoxha, Rama ka shkaktuar një largim masiv të shqiptarëve nga vendi, duke e konsideruar këtë si një akt urrejtjeje ndaj popullit shqiptar. Ai theksoi se asnjë komb në Evropë nuk është dëbuar nga vendi i tij në një periudhë kaq të shkurtër si shqiptarët nën qeverisjen e Ramës.

Duke folur për sistemin arsimor, Berisha e shprehu shqetësimin e tij se nga 11,000 pedagogë dhe asistentë në vitin 2013, tani kanë mbetur vetëm 5,400, duke theksuar se shumë nga ta kanë emigruar për një jetë më të mirë. Ai akuzoi Ramën për shkatërrimin e inteligjencës dhe sulmimin e profesionet e lira, duke e cilësuar atë si një lider të papërgjegjshëm që po dëmton të ardhmen e vendit dhe të rinjve shqiptarë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i pas luftës së dytë botërore, është e vërtetë që kreu infanticid, dhe ndaj e quajtën Hitler.

Është e vërtetë se vrau, ekzekutoi mijëra e mijëra, shqiptare e shqiptarë trima sepse guxuan të mbrojnë liritë e tyre, dinjitetin e tyre dhe interesin kombëtar.

Është e vërtetë se zhyti në uri miliona shqiptarë, por ti Edi Rama ke bërë zbrazjen më të tmerrshme si një urrejtës i pangopur, në keqësi ndaj shqiptarëve.

Asnjë komb në Europë nuk është larguar, dëbuar nga vendi i tij në 8 vite, siç janë dëbuar shqiptarët nga regjimi yt.

Miqtë e mi!

Këto ditë u hapën dyert e universiteteve. Nga 11 mijë pedagogë e asistent që kishte në vitin 2013, kanë ngelur 5400. Kanë iku, kanë marrë dherat.

Ka shkatërruar inteligjencën, sulmoi si i droguar profesionet e lira.