Ballina Europë Çmendet’ moti/ Përmbytje dhe stuhi në këtë vend, lëshohet paralajmërim në disa...

Çmendet’ moti/ Përmbytje dhe stuhi në këtë vend, lëshohet paralajmërim në disa zona

32
0

Në Francë është lëshuar një paralajmërim portokalli në 34 provinca për shkak të përmbytjeve dhe stuhive. Sipas shërbimit zyrtar meteorologjik ‘Meteo-France’, kushtet e pafavorshme të motit vazhdojnë në disa pjesë të vendit.

Numri i provincave nën një “alarm portokolli” për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe stuhive është rritur në 34, ndërsa një paralajmërim i verdhë është në fuqi në 47 provinca.

Në jug të vendit, veçanërisht në pjesën perëndimore të zonës malore Pyrenees, erërat mund të arrijnë shpejtësinë deri në 150 kilometra në orë, ndërsa reshje të mëdha priten në rajonet e kryeqytetit Paris dhe Luginës Loire.