Ballina Politika ‘Pista e Formula 1 në Elbasan’ Rama: Jemi në hapat e fundit...

‘Pista e Formula 1 në Elbasan’ Rama: Jemi në hapat e fundit para firmosjes! Do të jetë sfiduese por dhe motor ekonomie për vendin

16
0

Kryeministri Edi Rama është shprehur se “jemi në hapin e fundit përpara firmosjes” për sjelljen e Formula 1 në Shqipëri. Cirkuiti që po ndërtohet në Elbasan është koncept i cili na u vlerësua shumë nga Formula 1 tha Rama më tej në podkastin “Flasim”.
“Jemi në hapin e fundit para firmosjes .. e besoj do të finalizohet. Është koncept që na është vlerësuar shumë nga Formula 1. Nuk është thjesht një cirkuit për garën, është një park ku në zemër të aktivitetit do të jetë siguria rrugore, do të jetë destinacion për të edukuar njerëzit me sigurinë rrugore.

Me module trajnimi, edukimi, argëtimi, ky është momenti që e ka bërë projektin tonë atraktiv dhe na ka vendosur në sendiljen e parë, pasi kërkesat për të marrë Formula 1 janë nga të gjithë”

Rama beson se pista ‘Formula 1’ në Elbasan do të jetë një tjetër motor i fuqishëm për ekonominë shqiptare.

Është nga të gjitha sportet, që një garë e shikojnë 1 miliard njerëz. Kjo për Shqipërinë dhe Elbasanin, llogarit sa prej tyre mendojnë që vitin tjetër do të shkojnë në Shqipëri. Është sfiduese për infrastrukturën hoteliere, por është një motor ekonomie i shtuar për vendin.

Vetë pranon se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një tifoz i Formula 1

“Nuk jam tifoz i 4 rrotave, më kanë ftuar të shkoj në garat e Formula 1 dhe i kam refuzuar, më duket një absurd të rri atje por ia di vlerën dhe impaktin këtij sporti”