Ballina Politika Erion Braçe nxjerr videon me ‘fyerje’ dhe tregon bisedën me Vokshin: Më...

Erion Braçe nxjerr videon me ‘fyerje’ dhe tregon bisedën me Vokshin: Më kapi dhe më tha, ke 20 vjet që merresh me…

33
0

Deputeti socialist Erion Braçe, ka reaguar pas një kërkesë të Albana Vokshit që ai të përjashtohet nga Kuvendi, me pretendimin se e ka fyer. Ai ka nxjerrë videon e debatit me Vokshin, dhe thotë se në fakt, nuk ka pasur asnjë fyerje ndaj kësaj të fundit.

“Urdhëroni: “Fyerja” ime nisi nga fyerja e zonjës Albana!

Pra; Isha ne zyren time-ngjitur me sallen ku behej kjo “mbledhje” dhe ulerimat nje ore rresht hynin jo ne zyre por ne koke te te tre njerezve qe ishim aty ne pune-mbledhje pune. Kur u be e pamundur, dola nga zyra ime, hyra ne sallen e kesaj “mbledhjeje”, i kerkova djalit te IT te ulte zerin e mikrofoneve se spo punonim dot;

Janë në minimum-me tha; Imagjinoni tani! Kam pritur 10 minuta qe situata te qetesohej dhe zeri i zonjes Albana te ulej; aq e zakonshme u be situata sa nje pjese e gazetareve-perfshi gazetaren e PD te televizionit me te madh ne vend, u larguan; Thashe mbaroi tani e shpetuam! Jo qe nuk mbaroi por rinisi nje oktave me lart; Ketu nis nderhyrja ime: Sic e degjoni, i them “te lutem, uleni pak zerin se jemi dhe ne ketu ngjitur qe po bejme mbledhje pune”;

Si u pergjigj me ate gojë e gjeste, ja ku e keni, pa asnje prerje, modifikim, manipulim-kjo vlen edhe per gazetaret qe nuk ishin fare aty por ben lajmin e Albanes. Vijimin e dini! Tani, kur pashe ne media sec kishte bere plot kulture, etike, elegance, para meje zonja Albana, ne kete “mbledhje”, mu duk teresisht e kote nderhyrja ime! Ne ane tjeter, te jemi te qarte; Une i dua shume grate! Nuk i urrej e as i qelloj me kembe karrigeje e as i le ne mes te rrugeve, per asnje arsye!

Dy muaj e ca me pare, zonja Albana me takoi ne oborr dhe me tha: KE 20 vjet qe merresh vetem me mua! Ca ke o njeri? Ne fakt une nuk jam marre me te por me vendimmarrje e biznese rreth e brenda saj; po nejse! U ndjeva keq, nuk mora kemben e karriges por i thashe: Nuk do merrem me! Patur parasysh qe ka 11 vite ne opozite dhe ca te tjera te falura. Une e mbaj fjalen! Albana nuk mban gojën. Kaq”, shkruan deputeti socialist.