Ballina Politika Prezantohet partia më e re politike në vend, ja figurat e larguara...

Prezantohet partia më e re politike në vend, ja figurat e larguara nga PD në krye të “Djathtas”

55
0

Ish-kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar partinë e re politike “Djathtas”. Në krye të subjektit të ri politik qëndrojnë 4 figura të larguara nga Partia Demokratike.

“Djathtas” u krijua nga Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Acka dhe Seladin Jakupllari. GJithashtu partia e re përbëhet nga Agron Kapllanaj dhe Roland Bejko.

“Projekt i ri politik. Shteti i së drejtës është themeli ynë. Besojmë se një qeveri është më efikase dhe pakorruptuar kur është kufizuar në madhësi dhe fuqi të saj”, tha Alibeaj.