Ballina Aktualitet Akademiku shqiptar Nazim Gruda zgjidhet zv.kryetar i Akademisë së Shkencave Bujqësore dhe...

Akademiku shqiptar Nazim Gruda zgjidhet zv.kryetar i Akademisë së Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Europës

20
0

Akademiku shqiptar Nazim Gruda zgjidhet zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Europës.
Lajmi është bërë i ditur nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, në një postim në rrjetin social Facebook, ku theksohet se Gruda do të qendrojë në detyrë për dy vite.
Zgjedhja e tij në këtë detyrë u bë në takimin e 12 të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Akademive Europiane për Shkencën e Aplikuar në Bujqësi, Ushqim dhe Natyrë (UEAA), ku u mbajt dhe simpoziumi shkencor shoqërues në datat 10-11 tetor 2024 në Bukuresht.

Postimi i plotë:

Akademiku shqiptar Nazim Gruda zgjidhet zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Europës
-Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e përgëzon akad. Grudën për suksesin e arritur-
#AShSh
#UEAA
#NazimGruda
Akad. Nazim Gruda është zgjedhur zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Europës. Zgjedhja e tij në këtë detyrë u bë në takimin XII të Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Akademive Europiane për Shkencën e Aplikuar në Bujqësi, Ushqim dhe Natyrë (UEAA), ku u mbajt dhe simpoziumi shkencor shoqërues në datat 10-11 tetor 2024 në Bukuresht, Rumani.
Në certifikatën e firmosur nga kryetari i UEAA, prof.dr. Joan Jelev, cilësohet se akad. Gruda do të qëndrojë në këtë pozicion drejtues për dy vjet.
Akad. Nazim Gruda është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ai është një nga specialistët dhe shkencëtarët më të shquar në fushën e hortikulturës në Shqipëri dhe në Europë.