Ballina Europë Aksidenti tragjik në Itali, zbulohet identiteti i 32-vjeçarit shqiptar që humbi jetën...

Aksidenti tragjik në Itali, zbulohet identiteti i 32-vjeçarit shqiptar që humbi jetën (Emri)

46
0

Mediat italiane kanë zbuluar emrin e të riut shqiptar që humbi jetën në një aksident në orët e para të mëngjesit në Itali. Aksidenti fatal ndodhi në zonën Supino dhe viktima është32-vjeçari, Endri Sejdi. Viktima mësohet se banonte në Alatri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, në Morolense, kur makina “Ford Focus” doli nga rruga, e si pasojë e aksidentit humbi jetën 32-vjeçari. Nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të tjerë të cilët ndodheshin në mjetin e aksidentuar. Ata janë dërguar në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë.