Ballina Ekonomia Banka e Shqipërisë optimiste për inflacionin: Kriza e çmimeve mund të quhet...

Banka e Shqipërisë optimiste për inflacionin: Kriza e çmimeve mund të quhet e kapërcyere kapërcyer

9
0

“Kriza e çmimeve mund të quhet e kapërcyer”. Kështu u shpreh Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernatore e BSH. Megjithëse shtatori prodhoi sinjale mikse në drejtim të krizës së çmimeve, me inflacionin e përgjithshëm që preku nivelin më të ulët që nga qershori 2021, po ushqimet dhe pijet që u shtrenjtuan më tej me 2.7 për qind. Banka Qendrore thotë se shqiptarët mund të rrinë të qetë, të paktën për momentin.

“Kjo bazuar te ecuria 2-vjeçare zbritëse e inflacion që sot është 1.9% dhe pritshmërive që deri në fund të vitit të luhatet në +/- 2 për qind. Edhe për vitin 2025 parashikojmë një inflacion në objektivin 3 për qind”, tha Natasha Ahmetaj, transmeton A2.

Megjithatë, për Bankën e Shqipërisë ende nuk janë pjekur kushtet për të ulur më tej normën bazë të interesit për lekun. Zëvendësguvernatorja, Natasha Ahmetaj tregon edhe arsyet.

“Ne parashikojmë se arsyet që mbanin të ulët inflacionin dhe ishin me burime nga ekonomi të jashtme do të shuhen deri në fund të vitit. Dhe me shuarjen e këtyre burime, ato forca të cilat udhëheqin trajektoren e inflacionit do të jenë ato të tjerat si rritja e pagave që pritet të ndikojë në një rritje të inflacionit”, tha Ahmetaj.

Një tjetër arsye shtrihet në drejtim të kursit të këmbimit.

“Forcimi presim të mos jetë aq i shpejtë. Pritet të mos kemi një përmbysje të tendencave të kursit të këmbimit, dukë mbetur kështu siç janë, por dukë mos pasur fluktuacion si në dy vitet e fundit”, u shpreh zëvendësguvernatorja e BSH.

Sipas Institutit të Statistikave, rënia e inflacionit të përgjithshëm edhe në shtator u ndikua kryesisht nga zbutja e çmimeve të karburanteve. Gjithashtu, muajin e shkuar u rritën më ngadalë edhe çmimet e qirave, mobilimit apo shëndetit.