Ballina Sport Zyrtare/ Ergys Luga trajneri i ri i Erzenit !

Zyrtare/ Ergys Luga trajneri i ri i Erzenit !

26
0
Prejardhja familjare e tij është autoktone tiranase Luga dhe Katroshi nga ana e së ëmës. Ish futbollist në akademinë e KS Dinamo nga ku kaloi adoleshencën e tij. I rritur në rrugën e “Fortuzit” e ashtëquajtur “Materniteti i futbollit Shqiptar” ku kanë dalë emra të njohur si, Indrit Fortuzi, Alban Tafaj, Blendi Nallbani, Astrit Nallbani e shumë të tjerë.
Ai ka kryer studimet Master në Universitetin e Tiranës . Atij ju dha mundësia gjithashtu të luaj në Gjermani deri në moshën 21 vjecare por fatkeqësisht e la futbollin në kulmin e karrierës për shkak dëmtimi”, shkruan Erzeni nder vite.
Pas përfundimit të studimeve të larta, në moshën 27 vjecare i u rikthye futbollit por këtë herë në rolin e trajnerit, ku kreu kurset UEFA në shkollën e trajnerve në Federatën Shqiptare të Futbollit drejtuar nga një emer i njohur i futbollit Shqiptar Astrit Maci. Ai dërgohet praktikant si trajner për një kohë të gjatë tek KF Tirana-U19 përkrah Astrit Hafizi i cili ka qenë ish trajner i parë tek Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe Sokol Bulku ku fitoi eksperiencën e mjaftueshme në botën e trajningut .
Ai punoi si trajner i parë asistent trajner tek ekipi i KS Kamza. Dhe disa kohë më parë ka mbuluar postin e drejtorit teknik në Federatën Kineze të Futbollit duke u fokusuar me ekipin e moshave deri në 19 vjeç të Kinës, dhe tashmë do vazhdojë karrierën e tij ke Erzeni i cili ka trajnuar dhe sezonin e kaluar si ndihmës i teknikut Skerdi Bejzade.
Karriera e tij si futbollist filloi në moshën 9 vjecare në akademitë e KF Tirana ,duke e vazhduar në adoleshence tek KS Dinamo nga ku e mbylli me sukses dhe për ta vazhduar në Gjermania në Mynih ku luajti rreth dy vite dhe i u ofrua nje provë tek SpVgg Unterhaching në atë kohë e drejtuar nga Ralph Hasenhüttl ,provë e cila nuk u kalua me sukses për shkak të komplikacioneve të dëmtimit të nervit shiatik. Ai u kthye në Shqipëri për të vazhduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës. Në moshën 27 vjecare ai kreu kurset përkatëse të trajnerit në FSHF ku më pas merr drejtimin në sektorin e para të rinjve tek KS Kamza. Puna e tij në sektorin e të rinjve bëri që të kalojë si asistent trajner në ekipin e parë në Kategorinë Superiore dhe më pas të marri drejtimin e ekipit.