Ballina Aktualitet Policia shqiptare në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë pedagogu i Akademisë së Sigurisë

Policia shqiptare në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë pedagogu i Akademisë së Sigurisë

45
0

Akademia e Sigurisë njofton me trishtim ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut të tyre, Dhimitraq Nesti Kristo.

Dhimitraqi ka pasur një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në disa struktura të Policisë së Shtetit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën e sigurisë. Për disa vite, ai ka qenë mësimdhënës në Akademinë e Sigurisë, ku u dallua për devotshmërinë dhe përkushtimin e tij.

Pas një kohe, ai u largua jashtë vendit, por lidhja e tij me Akademinë dhe kolegët mbeti e fortë.

Me këtë humbje, Akademia i përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së tij. Dhimitraqi, i njohur si “Taqka” mes miqve dhe kolegëve, do të mbahet mend për integritetin dhe korrektësinë e tij.