Ballina Kronika Morën peng 53-vjeçarin për t’i marrë një shumë parash, arrestohet një grua...

Morën peng 53-vjeçarin për t’i marrë një shumë parash, arrestohet një grua dhe i riu

12
0

Dy persona, një grua dhe një 38-vjeçar, u arrestuan nga Policia e Gjirokastrës, pasi morën peng një 53-vjeçar me qëllim përfitimin e një shume parash. Gazetarja e News24 Blerina Metaj, referuar burimeve zyrtare nga policia, bëri të ditur për Balkanweb se të arrestuarit janë L. Ç, 45 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe E. T., 38 vjeç, banues në Krahës, Memaliaj. Ata akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Policia bëri të ditur se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin i hoqën lirinë shtetasit P.S, 53-vjeç dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash.

Nga veprimet hetimore dyshohet se të arrestuarit , për motive të dobëta, kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, shtetasin P. S., 53 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.