Këngëtarja e njohur Jessie J ka rënë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e saj. Policia e Los Angelos ka bërë me dije se hajdutët i kanë marrë këngëtares një koleksion bizhuterish.
Këngëtarja angleze njoftoi policinë pasi u kthye në shtëpinë dhe zbuloi se i kishin hyrë hajdutët në banesë dhe e kishin grabitur.
Thuhet se hajdutët thyen një dritare në shtëpi dhe u larguan me bizhuteri me vlerë më shumë se 20,000 dollarë (15,000 £).
Asnjë arrestim nuk është bërë për vjedhjen e Jessie J, ndërsa autoritet përkatëse vijojnë hetimin për identifikimin e autorëve.