Ballina Aktualitet Hekurudha shqiptare mes varfërisë, dhe luksit të abuzimeve, nisin zbardhjet e skandalëve...

Hekurudha shqiptare mes varfërisë, dhe luksit të abuzimeve, nisin zbardhjet e skandalëve me fondet marramendëse të saj

40
0

Hekurudha shqiptare e cila ka vite që është futur në kolaps dhe nuk kryen asnjë funksion, përveçse i merr shtetit miliona lekë, duket se po shijon luksin e miliona eurove që janë tenderuar nga organizmat ndërkombëtar. Mes varfërisë së punonjësve, terrorit në administrate, ku askush nuk flet dot, drejtorët nga Tirana kanë nisur të “përpunojnë” të ardhurat nga miliona euro të tenderuara.

Hekurudha shqiptare jo është kthyer në një apendesit të ekonomisë që i merr fonde shtetit po duket se edhe atë pak dritë jeshile për të përmisuar gjendjen e saj ku janë dhënë miliona euro nga organizmat e huaja po e tret ngadalë me ca çakull dhe trase të vendosura ose më saktë të pavendosura.

Hekurudha shqiptare në këto vite të fundit ka një histori të dhimbshme pasi ai që nuk firmosi tenderin e urdhëruar nga ustallarët lartë ra viktimë e një loje të tyre, ndërsa për ta ndrequr këtë duhej një tjetër drejtues nga Durrësi. I njohur për efektin e thithjes, ai kaloi shumën marramendese dhe të gjithë e përkrahën se Hekurudha shqiptare do të merrte tjetër pamje. Por mjeshtrat ngelin gjithmonë mjeshtra. Drejtorët e Durrësit vetëm firmosin dhe pasi paratë vijnë, drejtorët vijnë nga Tirana për ti menaxhuar dhe këtë e bën shumë mirë shefja e tyre Balluku.

Burime të sigurta për gazetën Bulevard kanë deklaruar se drejtuesit aktual të HSH kanë marrë zyra me qera me fondet eorganizmave të huaja duke i kthyer ata në ambjente luksi pse jo edhe tw dyshimta. Në të gjithë historinë e HSH ky është rasti i parë që ndodh një gjë e tillë. Madje ndodh tani, kur një drejtor i emëruar nga klani Balluku, merr me qira me shumën mijëra euro ambjente për zyra te një mik i tij. E turpshme jo vetëm për faktin që vjedh fondet, se për këtë ka ku do të japë llogari, po e turpshme edhe për faktin që ambjentet e zyrave janë marrë në një pozicion ku nuk ka hekurudhë dhe nuk ka tren. Mesa duket administrata ka të tjera punë, kur treni i pasagjerëve dhe i mallrave është neutralizuar. Fondet shkojnë për tjetër gjë.