Ballina Kronika Me thikë dhe sëpatë me vete/ Arrestohet “skifteri” në Sarandë, në kërkim...

Me thikë dhe sëpatë me vete/ Arrestohet “skifteri” në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

0
6

Sarandë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Storm 26”.

Zbardhen dhe dokumentohen 2 raste të vjedhjes, të kryera në bashkëpunim, në lagjen nr. 4, Sarandë.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar. Sekuestrohen një thikë dhe një sëpatë, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit në këto vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 26,” si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

E. N., 25 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një thikë dhe një sëpatë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 4, kanë tentuar të vjedhin një dyqan elektroshtëpiakesh, ndërsa më datë 13.10.2024, në lagjen nr. 4, kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.