Ballina Rajoni I kërkuar nga Belgjika për trafik kokaine, shqiptari kapet në kufirin malazez

I kërkuar nga Belgjika për trafik kokaine, shqiptari kapet në kufirin malazez

6
0

Gjatë hyrjes në Mal të Zi në pikën kufitare Sukobin është arrestuar shtetasi shqiptar A. D, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, njofton Drejtoria e Policisë të Malit të Zi (UP).

“Përkatësisht, A. D. është kërkuar nga Interpoli i Brukselit që të vuajë dënimin me burg prej 4 vitesh për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale, posedim armësh dhe kontrabandë me narkotikë”, tha policia.

Policia thotë se ai së bashku me anëtarët e grupit të tij të organizuar kriminal kanë rishitur kokainë në territorin e Belgjikës në qytetin e Antwerp. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij personi iu gjetën rreth 83 kilogramë kokainë, rreth 80 mijë euro dhe një pistoletë “Glock”, tha policia malazeze.