Ballina Aktualitet Ankorohet në Shëngjin anija “Libra” me emigrantët e parë/ Policia: Janë marrë...

Ankorohet në Shëngjin anija “Libra” me emigrantët e parë/ Policia: Janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.

0
7

Anija “Libra” e marinës italiane është ankoruar tashmë në brigjet e Shëngjinit.

Policia njofton se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare, ndërsa theksohet se pas procedurave në qendrën e pritjes në Shëngjin, 16 emigrantët të cilët janë me origjinë nga Bangladeshi dhe Egjipti, do të akomodohen në kampin e ndërtuar në Gjadër.

Policia e Shtetit

Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare.