Ballina Politika Zogaj: Drejtësia, rol kryesor në hapjen e kapitullit të parë të negociatav

Zogaj: Drejtësia, rol kryesor në hapjen e kapitullit të parë të negociatav

6
0

Ndërsa Shqipëria hapi këtë të martë (15 tetor) në Luksemburg negociatat për grup-kapitujt e parë, analisti Preç Zogaj ka vënë theksin te drejtësia si një rol kryesor sipas tij për të përforcuar atë dritën jeshile të semaforit.

I ftuar në emisionin “3D”, Zogaj e konsideroi si një ditë historike hapjen e negociatave.

Është një lajm i mirë. Për mua lajmi i mirë është shkëputja nga Maqedonia e Veriut pasi i hap rrugën e lirë drejt BE. Ndoshta Shqipëria krahasim me vendet e tjera që kanë hyrë që në 2007, mund të ishte anëtare që atëherë, mendoj që duhet të kishte qenë anëtare pasi vendet janë pranuar në Europë me një tolerancë që lidhen me prespektivën e tyre, me mundësi më të mëdha për të qenë brenda për të forcuar demokracinë. Ne mund ta quajmë historike këtë ditë të shënuar. Problemin është që nuk ka një datë . Ky është frustimi për të gjithë ata që kanë marr pjesë në negociata.

Nuk më duket shumë e qartë, por uroj që të jetë 2030 data e fundit për të futur vendin tonë në BE. I ngelet barra Shqipërisë që për këtë hap të madh që ka bërë sot, ka një rol të jashtëzakonshme drejtësia. Pra janë organet  e drejtësisë ata që kanë përshpejtuar  dhe përforcuar atë dritën jeshile të semaforit. Shqipërisë i ngelët të forcojë dritën që ka përpara”, tha Zogaj.