Ballina Bota Tragjike/ Shpërthen cisterna, regjistrohen të paktën 94 viktima

Tragjike/ Shpërthen cisterna, regjistrohen të paktën 94 viktima

0
31

Të paktën 94 persona kanë humbur jetën në veri të Nigerisë kur një cisternë e karburantit që u përfshi në aksident shpërtheu, shkruan CNN.

Vendasit u mblodhën rreth automjetit të aksidentuar për të mbledhur karburant, pas së cilës ndodhi shpërthimi.

“Rreth orës 23:30 të së martës në qytetin Majija, në zonën e qeverisjes lokale të Taura në Jigawa, shoferi i cisternës humbi kontrollin pranë Universitetit të Kadija dhe cisterna shpërtheu”, thuhet në një deklaratë të zëdhënësi i policisë, sipas mediave lokale.

Policia shtoi se 50 persona të tjerë u shtruan në spital për shkak të lëndimeve të shkallëve të ndryshme si pasojë e shpërthimit.

“Ne jemi të shqetësuar se pavarësisht nga paralajmërimi i policisë që njerëzit të qëndrojnë larg vendeve të aksidenteve që përfshijnë cisterna të karburantit, ata vazhdojnë të angazhohen në aktivitete të tilla. Njerëzit e mbledhur rreth vendit të aksidentit janë arsyeja e vdekjes masive”, tha zëdhënësi.