Ballina Ekonomia Hekurudha Tiranë-Durrës, makineria e re nis nivelimin! Përfundon në vitin 2025

Hekurudha Tiranë-Durrës, makineria e re nis nivelimin! Përfundon në vitin 2025

0
14

Punimet për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas vijojnë me intensitet të lartë.

Ministria e Infrastrukturës thotë se në vend ka mbërritur makineria moderne “Tamping”, që është vetëlëvizëse e montuar në hekurudhë.

Kjo makineri po përshkon të gjithë hekurudhën duke bërë të mundur nivelimin e çakëllit nën shinat.

Ministria thotë se kjo makineri rrahëse është thelbësore për punimet pasi korrigjon shtrirjen e shinave për t’i bërë ato paralele dhe në nivel.

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas do të jetë një linjë tërësisht elektrike, dhe punimet pritet të përfundojnë plotësisht pranverën e vitit 2025.