Ballina Kosovë Panik në Kosovë, zjarr i madh në godinën e policisë

Panik në Kosovë, zjarr i madh në godinën e policisë

7
0

Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e së mërkurës në një godinë të policisë së Prishtinës, rast që ka ngritur në këmbë autoritetet.

Paraprakisht, raportohet se zjarri ka rënë në një objekt në policisë, por që aktualisht ndodhet në proces rikonstruksioni, shkruan A2.

Burime zyrtare konfirmojnë se nga zjarri nuk ka të lënduar, teksa po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të tij.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mundur të vendosin flakët në kontroll.