Ballina Sport Protagonist ndaj Serbisë, Morata: Më ndihmuan tifozët

Protagonist ndaj Serbisë, Morata: Më ndihmuan tifozët

11
0

Álvaro Morata, kapiteni i Spanjës dhe sulmuesi i Milanit, foli për UEFA-n pas fitores 3-0 kundër Serbisë.

“Unë kam kaluar shumë nga fëmijëria ime në Kordobë, kam kujtime kaq të mrekullueshme nga ajo kohë dhe kështu mund t’i falënderoj tifozët në stadium nga thellësia e zemrës sime.

Kishte një mbështetje dhe dashuri shumë të fortë për mua këtu, me të vërtetë atmosfera më ndihmoi që në fushë të jepja më të mirën. Ok, e humba penalltinë, por me ndihmën e tifozëve gjithsesi arrita të shënoj”- tha Morata.
Në këtë ndeshje, sulmuesi shënoi golin e dytë të ekipit të tij, por gjithashtu humbi një penallti.