Ballina Kronika Po fuste mallra kontrabandë në Shqipëri, arrestohet turku në Kapshticë

Po fuste mallra kontrabandë në Shqipëri, arrestohet turku në Kapshticë

9
0

Një operacion i suksesshëm i Policisë Kufitare në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë ka rezultuar në arrestimin e një shtetasi turk, N. S., 41 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke tentuar të kontrabandonte mallra të ndryshme në Shqipëri.

Mallrat u gjetën gjatë një kontrolli të detajuar të autobusit që ai drejtonte, ku specialistët e Hetimit të Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë në Korçë i zbuluan të fshehura në bagazh.

Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën një sërë mallrash që N. S. po përpiqej t’i kalonte pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, N. S. u arrestua për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Mallrat e sekuestruara janë marrë si prova materiale dhe do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.