Ballina Bota Kamala Harris e etiketon Donald Trump si një përfaqësues të “fashizmit”: Po,...

Kamala Harris e etiketon Donald Trump si një përfaqësues të “fashizmit”: Po, mund ta…

7
0

Kamala Harris thotë se vizioni i rivalit të tij, Donald Trump për SHBA-në përbën “fashizëm”.

Në një intervistë me Charlamagne Tha God, një drejtues radioje, Harris fillimisht ishte e kujdesshme në përdorimin e termave, përpara se të pranonte se Trump ka vizione autoritare.

“Janë dy vizione shumë të ndryshme për kombin tonë,” shpjegoi ajo. “Njëra, e imja, ka të bëjë me atë për të na çuar përpara dhe të përparojmë dhe të investojmë në popullin amerikan, të investojmë në ambiciet e tyre, të përballemi me sfidat e tyre. Dhe tjetri, Donald Trump, ka të bëjë me kthimin prapa.”

Tjetra ka të bëjë me fashizmin. Pse nuk mund ta themi vetëm?”, i tha prezantuesi.

“Po, mund ta themi këtë,” shtoi Harris.

Kjo është hera e parë që Harris përdor termin fashist për të përshkruar Trumpin dhe planin e tij për qeverisje, megjithëse është theksuar vazhdimisht nga analistët për shkak të retorikës së tij.