Ballina Editorial Antivlerat janë “kritere” që duhet t’i plotësojnë kandidatët për deputet të Parlamentit...

Antivlerat janë “kritere” që duhet t’i plotësojnë kandidatët për deputet të Parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës

10
0

Nga Skënder Sadri Kapiti

Tashmë është bërë ligj, moral dhe traditë politike në Shqipëri por edhe në Kosovë dhe kjo është vertetuar se: nëse kandidon për deputet në Parlamentin e Shqipërisë, në shumicën e tyre kandidatët nga të gjitha partitë politike duhet të plotësojnë këto kritere:

1-Duhet të jesh servil dhe besnik i kryetarit të Partisë.

2-Duhet të jesh intelektualisht i dobët, i paaftë, me lidhje miqësore dhe me karrierë korrupsioni.

3- Duhet të jesh spiun, i bindshëm dhe lehtësisht e verbërisht urdhërzbatues i pushtetit të kryetarit të Partisë dhe pushtetit  të elitës politike partiake korruptive.

4- Duhet që të mos jesh patriot, të mos jesh as i drejtë dhe as i vërtetë.

5 -Duhet të mos kesh dhe të mos vish nga familje më histori antikomuniste dhe as me tradita patriotike.

6-Duhet të jesh i korruptuar dhe duhet që të mos jesh i edukuar moralisht.

7-Duhet të mos jesh vetëvetja, dhe duhet të jesh jesh frikacak, mashtrueses, sahanlëpirës, gënjeshtar dhe hipokrit.

 Gjatë ketyre viteve të tranzicionit në Shqipëri e Kosovë në tërësi që të bëheshe deputet duheshin plotësuar këto “kriteret” e mësipërme , të cilat kanë qenë edhe si kritere për t’u zgjedhur kryetar Bashkie, në drejtësi dhe për punësim në administratën shtetërore.Këto ishin kritere që kërkonin kryetarët dhe partitë politike shqiptare, ku në bazë ishte korrupsioni, hajdutëria  dhe paraja për ta blerë të drejtën për të kandiduar dhe për të marrë poste dhe detyra shtetërore.Dhe me këtë realitet  u pajtuan demokracia shqiptare dhe një pjesë e konsiderueshme e votuesve shqiptarë, vota e të cilëve mundësonte zgjedhjen e kësaj fare “elitare” korrupsioni në parlament, në bashki dhe nëpër kuvendet bashkiake e që pastaj edhe mbushnin drejtësinë, administratën,policinë dhe të gjitha institucionet e shtetit. Kësaj shtrese kryesisht, ia shohin hajrin ky lloj zullumi politik, ia shohin hajrin këtyre që e shesin votën për 50 euro apo për ndonjë thes miell, si dhe vota e shumë pensionistëve të cilët ankohen për pensionet e ulta gjatë gjithë vitit por që e falenderojnë dhe e votojnë pushtetin dhe politikën  pse për Vit të Ri u jepin një gjel deti.

Në shqipëri si pasojë e këtij kualiteti politik superkorruptiv u krijua kështu një shtresë e të privilegjuarve të pasfidueshëm elitarësh oligarko-politiko-juridiko-nepotik  që kishin kapur e privatizuar politikën, drejtësinë, pushtetin e shtetin. Dhe prandaj Shqipëria sot është kështu si është.

Këtë shtresë zullumqarësh e të korruptuarish, hajdutësh e tradhtarësh publik që kanë kapur sistemin nuk mund ta dërrmonin e ndëshkonin shoqëria shqiptare, por këtë sistem korrupsioni me gjithfarë vesesh antihumane po e cmonton SPAK-u, Drejtësia e re gjë për të cilën  duhen falenderuar SHBA-të dhe BE që e detyruan politikën shqiptare për miratimin e Vetting-ut në Drejtësi, Vetting i cili po i bën skanerin, hetimin, ndëshkimin  dhe Vetting-un edhe politikës e politikanëve shqiptar të korruptuar.