Ballina Kronika Dhunoi drejtoreshën pas sherrit, ndalohet nga policia sanitarja e kopshtit në Sarandë

Dhunoi drejtoreshën pas sherrit, ndalohet nga policia sanitarja e kopshtit në Sarandë

16
0

Një grindje që nisi me fjalë dhe më tej ka precipituar në dhunë të ashpër ka ndodhur paraditen e sotme në kopshtin shtetëror nr.3 në qytetin e Sarandës.

Sanitarja e kopshtit Etleva Meta nuk e ka mirëpritur kërkesën e llogarisë nga drejtoresha e kopshtit Valbona Mehmeti, për mosrespektimin e orarit në punë dhe bërjen e punës si sanitare e kopshtit.

Raportohet se fillimisht ajo është grindur me fjalë, por konflikti mes të dyjave ka degraduar në rrahje nga ana e sanitares kundrejt drejtoreshës.

Pas ngjarjes u njoftua policia e cila shkoi në vend dhe pas hetimit të kryer ka bërë ndalimin e sanitares Etleva Meta me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.