Ballina Kronika Dhunuan bru*alisht Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici dy motrat Berisha

Dhunuan bru*alisht Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici dy motrat Berisha

11
0

Janë vetëdorëzuar në polici, Antonela dhe Marinela Berisha.

Dy motrat u shpallën në kërkim në 9 gusht të këtij viti pasi në një lokal goditën me gota dhe dhunuan brutalisht Klea Prengën.

Tre muaj pas ngjarjes së rëndë në Tiranë, ku motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunuan me shishe qelqi Kle Prengën, duke i shkaktuar dëme të rënda në fytyrë, sot janë dorëzuar në polici dy autoret.

Ndërkohë policia në një njoftim zyrtar sqaroi se pas dorëzimit të motrave, autore të dhunës u bë edhe ekzekutimi i vendimeve që ishte dhënë nga gjykata.

Konkretisht Mariela Prenga u vu në pranga, pasi ndaj saj ishte caktuar masa “arrest në burg” në mungesa, ndërsa motra e saj, Antonela, ish banore e BBV detyrim paraqitje.

Njoftimi i policise

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:

Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë.