Ballina Kronika E rëndë/ Goditi me mjet të fortë kushëririn, autori 34-vjeçar bie në...

E rëndë/ Goditi me mjet të fortë kushëririn, autori 34-vjeçar bie në prangat e policisë

31
0

Goditi me mjet të fortë, kushëririn e tij, gjatë një konflikti të çastit, kapet në flagrancë dhe arrestohet 34-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Brekije po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi: 34 vjeçari është, banues në fshatin Brekije.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (sfurk), kushëririn e tij, shtetasin 42 vjeç, banues në fshatin Brekije, i cili është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi S. Z. u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.