Ballina Aktualitet Marrëveshjet për refugjatët, juristi: Ja pasojat e krijimit të kampeve jashtë BE-së,...

Marrëveshjet për refugjatët, juristi: Ja pasojat e krijimit të kampeve jashtë BE-së, Shqipëria në qendër të vëmendjes

15
0

Në një diskutim televiziv lidhur me refugjatët e parë të akomoduar në kampin e Gjadrit, u theksua se nga 16 refugjatë që zbritën nga anija, katër prej tyre u rikthyen për shkak se dy ishin të mitur dhe dy të tjerë kishin probleme shëndetësore. Juristi Ermir Lushnjari tha se kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen në Itali, ku opozita kundërshton marrëveshjen, duke pretenduar se nuk ofron zgjidhje për emigrantët. Në të kundërt, Qeveria e konsideron këtë si një masë frikësimi për emigrantët.

Sipas Lushnjarit, krijimi i një kampi jashtë territorit të BE-së reflekton se Italia, edhe pse vend i madh, nuk ka kapacitet të përballojë problemin e emigracionit, i cili prek gjithë BE-në. Ai theksoi se kjo situatë ka një kosto të lartë, por zgjidhja është thelbësore, duke qenë se çështja e emigrantëve në Itali është shumë problematike.

“Një shtet si Italia sado i madh të jetë, është i vogël për të përballuar një problem që është tashmë për gjithë BE-në.

Tani Italia ose do të gjente një zgjidhje brenda BE-së, ose do të gjente marrëveshje jashtë BE-së, si në rastin e Shqipërisë.

Nuk diskutohet që kjo ka një kosto të lartë, por çështja është të zgjidhet problemi, sepse në Itali kjo e emigrantëve është mjaft problematike, sikundër në pothuajse gjithë BE-në”

Gjithashtu, ai shtoi se perceptimi shqiptar për vendin tonë shpesh është më i lartë sesa realiteti, duke theksuar se Italia ka treguar interes për Shqipërinë vetëm vitet e fundit, kryesisht për turizëm. Në aspektin e sigurisë, prania e emigrantëve në Gjadër nuk përbën rrezik për qytetarët vendas, pasi ata nuk janë agresivë.

“Italianët para 10 vjetësh nuk kanë pasur ndonjë kureshtje për Shqipërinë, ndërsa dy vitet e fundit ka një kureshtje kryesisht të italianëve familjarë, që mund të vijnë për pushime”