Ballina Kronika Po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, 28-vjeçari përplas një tjetër makinë

Po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, 28-vjeçari përplas një tjetër makinë

97
0

Një 28-vjeçar është arrestuar në Elbasan pas përfshirjes në një aksident. Ngjarja ndodhi në aksin Cërrik-Gramsh, ku shtetasi me iniciale S.H., në gjendje të dehur, përplasi automjetin e drejtuar nga një 27-vjeçar. Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve pësuan lëndime, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin S. H., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti që ky shtetas e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.