Ballina Kronika Durrës/ Gruaja vë alarmin në polici: Bashkëshorti më është larguar nga banesa

Durrës/ Gruaja vë alarmin në polici: Bashkëshorti më është larguar nga banesa

37
0

Një grua 36-vjeçare ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, se bashkëshorti 37-vjeçar i është larguar nga banesa.

Gruaja tha në polici se bashkëshorti i është larguar nga banesa më datë 16.10.2024.

Policia shprehet se po punohet për gjetjen e 37-vjeçarit.

“Më datë 17.10.2024, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja E. G., 36 vjeçe, banues në Katund Sukth, Durrës, se më datë 16.10.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi Y. G., 37 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.