Ballina Sport Ancelotti pyetet për akuzat e rënda ndaj Mbappes

Ancelotti pyetet për akuzat e rënda ndaj Mbappes

10
0

Rasti “Mbappe”, lëndimet dhe turi i forcës që e pret Real Madridin. Ka shumë tema të trajtuara në konferencën për shtyp nga Carlo Ancelotti: “Së pari na vjen shumë keq për Dani Carvajal, ai është një element shumë i rëndësishëm.

Do ta humbasim si lojtar në muajt në vijim, por jo si lider, sepse do të na mbështesë nga jashtë fushës së blertë. Ai do të jetë me ne dhe do të na ndihmojë. Kemi ndjenja të mira për ndeshjen e radhës, ndaj një skuadre të mirë, i shoh lojtarët më të motivuar”. Më tej, për sfidën kundër Celta Vigo, trajneri italian nënvizoi.

Si është Mbappé – “Ai shfrytëzoi pushimin për të përmirësuar gjendjen fizike.

Është shumë mirë, i lumtur dhe dëshiron të luajë. Do të jetë i rëndësishëm për ekipin. Këto 15 ditë e kanë ndihmuar shumë, tani është një lojtar ndryshe nga më parë. Ai ka punuar vetëm në nivel fizik, pozita e tij nuk do të ndryshojë në ekip.

Disa ditë pushimi ishin planifikuar për të gjithë, të gjithë zgjodhën atë që donin të bënin. Mos më shihni si agjenci udhëtimesh, ato që thuhen janë thjesht spekulime”.

Tregu i transferimeve të dimrit – “Nuk i kam kërkuar klubit përforcime, sepse sezonin e kaluar e menaxhuam mirë skuadrën, pavarësisht dëmtimeve. E njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë sezon. Nuk përjashtojmë asgjë, por nuk është aq e lehtë të gjesh një lojtar të përshtatshëm. Në këtë ekip kemi të rinj, që mund të japin kontributin e tyre. Pastaj është rikthimi i Alaba, i cili së shpejti do të jetë me ekipin. Për momentin nuk po mendojmë të bëjmë nënshkrime në janar”.

Kushtet e Vinicius – “Puza ishte shumë pozitive edhe për të. Ai shfrytëzoi rastin, si Kylian dhe Mendy, të punojë shumë dhe intensivisht, gjithashtu të ketë ditë pushimi, të cilat mendoj se i vlerësoi. Të miat janë ndjenja personale, pastaj fusha do të jetë gjykatësi”.

Kontaktet me FA: “Nuk kisha asgjë me Federatën Angleze. Ata zgjodhën një trajner shumë të mirë, taktikisht shumë të fortë. Iu uroj më të mirat”.

Ndeshja e 200-të e tij në La Liga me Realin – “Kam disa kujtime të mira, disa jo aq shumë. Nuk e dija se kisha arritur në 200 ndeshje. Qëllimi ka qenë gjithmonë ta stërvis këtë ekip sa më shumë që të jetë e mundur”.