Ballina Politika SKANDALI/ PD denoncon abuzimin përmes një shkolle në Durrës: Bordi u kërkon...

SKANDALI/ PD denoncon abuzimin përmes një shkolle në Durrës: Bordi u kërkon nxënësve para për ….

28
0

Jola Hysaj, sekretare për marrëdhënien me publikun në Partinë Demokratike, ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një rast abuzimi që po ndodh përmes shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” në qytetin e Durrësit. Sekretarja thotë se shkolla në fjalë po përdoret për për të legjitimuar vjedhjet e hapura të qeverisë.

Hysja thotë se shkolla “Kushtrimi i Lirisë” u përfshi në projektin EU4Schools të financuar nga Bashkimi Evropian me një fond prej 75 milionë eurosh për rindërtimin e shkollave të dëmtuara. Sakaq përkundër faktit që shkolla është rindërtuar me fondet e BE-së, bordi i shkollës u kërkon prindërve të nxënësve të paguajnë shtesë për mirëmbajtjen e saj. Prindërit kanë marrë një shkresë nga bordi i shkollës që kërkon “kontribut vullnetar” prej 10 mijë lekësh të vjetra për nxënës. Krahas denoncimit sekretarja për marrëdhënien me publikun në Partinë Demokratike, ka publikuar edhe dokumente me fakte që vërtetojnë abuzimin që po bëhet me shkollës.