Ballina Europë Gjykata e Romës vendim urgjent: Emigrantët që u dërguan në Shqipëri duhet...

Gjykata e Romës vendim urgjent: Emigrantët që u dërguan në Shqipëri duhet të kthehen mbrapsht

8
0

Gjykata e Romës ka vendosur që emigrantët e parë që u sollën në kampin e Gjadrit të rikthehen menjëherë në shtetin italian. Sipas “La Reppublica”, vendimi është marrë sot, pavarësisht se kërkesa e tyre për azil në shtetin italian është refuzuar. Sipas vendimit, shtet e tyre të origjinës, Egjipti dhe Bangladeshi nuk konsiderohen vende të sigurta.

Po ashtu, emigrantët nuk mund të lihen të lirë në territorin e vendit tonë, dhe për këtë arsye, ata do të udhëtojnë sërish me anije drejt Italisë, ku kanë të drejtë të apelojnë vendimin për rrefuzimin e kërkesës së tyre për azil.