Ballina Europë Reshjet e dendura të shiut bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, ja cilat...

Reshjet e dendura të shiut bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, ja cilat janë zonat më të prekura

12
0

Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Italinë qendrore dhe veriore. Zjarrfikësit italianë punuan gjatë natës të enjten për të shpëtuar njerëzit nw rajonet e prekura.

Sipas departamentit të zjarrfikësve, rreth 350 operacione për të kufizuar dëmet dhe shpëtimin e njerëzve u kryen midis të enjtes dhe të premtes në rajonet e Ligurias, Toskanës dhe Emilia Romagnas, raporton agjencia e lajmeve AP. Në Liguria, një nga rajonet më të prekura, 100 ndërhyrje urgjente u kryen kryesisht në zonën e Genoas. Shumë nga njerëzit e shpëtuar ishin bllokuar në automjetet e tyre ose në katet e poshtme të shtëpive për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Në provincën e Sienës në Toskanë, u kryen 60 shpëtime të lidhura me motin, ndërsa në provincën Livorno, në rajonin e Liguria, 30 persona u shpëtuan gjatë natës kur lumi Cornia doli nga shtrati. Mbrojtja Civile lëshoi të enjten një nivel alarmi portokalli për ditët në vijim në pesë rajone në Italinë veriore dhe qendrore.