Ballina Kulturë Pesëmbëdhjetë nga ndërtuesit më të talentuar të Legove në botë bëhen bashkë...

Pesëmbëdhjetë nga ndërtuesit më të talentuar të Legove në botë bëhen bashkë në një ekspozitë unike në Danimarkë

8
0

Pesëmbëdhjetë nga ndërtuesit më të talentuar të Legove në botë janë ftuar në shtëpinë e copëzave Lego për të treguar krijimet e tyre unike në një ekspozitë që organizohet çdo vit në Galerinë e Kryeveprave në “Lego House” ose Shtëpinë e Legove, në Danimarkë.

Çdo vit që nga hapja e Lego House në 2017, 15 adhurues të rritur të Legove- kanë qenë të ftuar në Danimarkën perëndimore. Rreth 25% e të gjithë vizitorëve në Lego House janë adhurues adult të legove, që vijnë në këtë ekspozitë pa fëmijë, pasi këto copëza janë ndër lodrat e preferuara për fëmijë, që kryesisht ndihmojnë në zhvillimin e krijimtarisë dhe inteligjencës së tyre.

Këtë vit entuziastët nga nëntë vende të ndryshme anembanë botës patën mundësinë të ekspozojnë krijimet e tyre imagjinare si një dragua i artë, një kalorës dhe një darkë e stilit të viteve 1950. Ndërtuesit e Legove duhej t’i transportonin modelet e tyre, ndonjëherë edhe të brishta në ekspozitë dhe të ndihmonin në instalimin e tyre në mënyrë që të shfaqeshin saktësisht siç synohej.