Ballina Aktualitet Rriten rastet me kancerin e mushkërive, rreth 700 të prekur çdo vit...

Rriten rastet me kancerin e mushkërive, rreth 700 të prekur çdo vit në Shqipëri

15
0

Rreth 700 raste të reja çdo vit evidentohen me kancer të mushkërive në vendin tonë.

Ky vit ka shënuar 50 raste më shumë se një vit më parë, ndërsa gjithnjë e më shumë po preken mosha të reja.

Mjekë nga Shqipëria dhe Kosova u bënë bashkë për t’u njohur me të rejat më të fundit mbi trajtimin e sëmundjeve respiratore në Konferencën e 15 për Sëmundjet Respiratore, që u mbajt në Durrës.

Mjekja Silvana Bala veçon si shkaktarë të SPOK-ut dhe kancerit të mushkërive duhanpirjen dhe ndotjen e ajrit.

Ndër problemet kryesore që trajtohen është SPOK-u, sëmundjet kronike obstruktive me impakt duhanin, është kanceri pulmonar, që përsëri ka si impakt kryesor duhanin dhe ndotjen e ambientit, si dhe shumë sëmundje të tjera. Shikohet që ka një rritje të prevalencës së tyre në popullsi,” u shpreh mjekja pneumologe.

Kanceri i mushkërive rezulton me vdekshmërinë më të lartë. Nga 700 raste që evidentohen çdo vit në vendin tonë vetëm 20% e tyre mund të përfitojnë nga ndërhyrja kirurgjikale, si hapi më i rëndësishëm në trajtimin e kësaj sëmundjeje shpjegon mjeku pneumolog, Fatmir Caushi.

Kanceri i mushkërisë është ndër patologjitë kanceroze, që prek organizmin e njeriut, që ka vdekshmërinë më të lartë. Nga pjesa tjetër, nëse kapet në fazat e hershme, kemi një përfitim në trajtimin e sëmundjes dhe në jetëgjatësinë e pacientëve,” tregon mjeku Fatmir Caushi.

Kongresi për Sëmundjet Respiratore ka për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës në lidhje me këto sëmundje, krahas risive shkencore në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare për trajtimin e tyre.