Ballina Kulturë Magjia e poezive të poetit Agim Bajrami

Magjia e poezive të poetit Agim Bajrami

33
0

Nga Myzejen Konduri

Poeti Agim Bajrami, para disa javësh festoi ditëlindjen e tij dhe promovoi vëllimin e ri poetik “Balada të Pambaruara”. Gjatë përshëndetjes pyeta :- Pse u dashurua kaq shumë me poezinë Gimi? Me siguri bashkëshortja aq e mirë nuk xhelozoi, por e toleroi se vetëm ashtu tek thurte vargje e shihte si mbretin e saj…
Po tani pasi lexova poezitë në librin e ri, vërej se ai ndoqi modelin e tij të bukur të krijimtarisë së vargëzimit, ku nëpër vargje ndjen herë bardhësinë e shpirtit, herë errësirën e përjetimit të realitetit , herë dritën e shpresës, herë ndricimin e frymëzimit,.
Është tepër e dukshme se nëpërmjet poezive, autori fokusohet në segmente të jetës që të ngritura në art, kalojnë procesin e krijimtarisë duke bërë shtysë dhuratën shpirtërore të përjetimeve të vargjeve, ndërtuar siç di Agimi.

Në vëndin ku vendos kokën unë
Mund ta vendosim vetëm unë dhe ti
Ndryshe magjija mund të humbë
Dhe reja shpejt, të bëhet shi…
Ose…
Duhet të ketë qenë fillim prilli
Kur nisa të mendoj për ty,
Se lumi rridhte me potere
Ndryshe nuk do më mbinin mbi vesh,
Kaq shumë melodi
Në ngjyrë pranvere

Veç veshjes figurative autori, qëndron krah lexuesit, duke i motivuar… Poezitë e këtij vëllimi, peshojnë me tematikën e përzgjedhur e vargjet e bukura.që mbartin vlera.
Disa poezi rezonojnë problematika familiare e shoqërore, të trajtuara ciltër me një teknikë vargëzimi, tepër origjinale të autorit. Si psh poezia titulluar ‘ Katër peisazhe nga atdheu”.

Dua ta kujtoj këtë mbrëmje, si përherë
(Por pa këtë hënë, si portokall i papjekur”)
Sot nga i shoqi një nënë prapë u ther
Dhe u cua në spital e vdekur.

Mbi buzë Akoma kish ca klithma
Me pikëza gjaku të pa tharë
Më kot luteshin fëmijët
Dhe plagët ia puthnin, duke qarë

Çdo poet në vargëzimin e poezive vendos nga vetja caste, ndjenja të tij me një qasje artistike ngarkuar me emocione sa të forta aq dhe të bukura. Si mjeshtër i vargut, në këto rreshta, do të përrsëris disa nga vlersimet që i bëj krijimtarisë poetike të Agim Bajramit, krijimtarinë e të cilit tashmë e njohin të gjithë jo vetëm më librat, por dhe në faqet e gazetave më të njohura në vend. Edhe me këtë botim të ri, jo shumë voluminoz, por cilësor, poeti si një varkëtar i sprovuar, vazhdon të lundrojë sic di mjeshtërisht, Agim Bajrami, me magjinë e poezive që Ai, i “qan”. Po sjell disa vargje të poezisë “Nesër” & “ Lot Pulëbardhe”

Nesër do të jetë një ditë krejt tjetër
Me vargje e këngë, që duhen shkruar
Unë do të jem pak më i vjetër
Po asnjëherë një kohë e shkuar…

“Lot Pulëbardhe”

Dje kam parë një pulëbardhë duke qarë
Mbi direkët e një varke të shkretë
Lotët përziheshin me vrazhdësinë e valëve
Dhe humbisnin në det.
Poeti ka kohë që ka nisur vitet e mbretërimit me poezitë, duke i dhënë shkëlqimin vargjeve në krah të krijuesve më të mirë, të vjetër e të rinj. Me fuqinë e përzgjedhjes së fjalëve, qëndisur me figuracion të pasur, epitete, metafora, krahasime, hipërbola etj. duke besuar në forcën e mesazheve, vazhdon të mos lejojë merimangat të thurin perden e pengesave që errësojnë vlerat. Po e ilustroj;
“Edhe një herë për idiotët”

Të mbysin me pështymë dhe zhurmë
Dhe fjalë të rënda porsi plumb
Idiotët janë kaq shumë, kaq shumë
Sa çdo betejë me ta, e humb.

“Busti”

Ia ngritën dhe një bust të ri
Një monster anonim
Heronjtë nga varret shkulin flokët
Dhe qajnë me ngashërim
Tek lexon poezite e këtij vëllimi të ri poetik jo me shumë faqe po si një “Livadh Pranveror”, ku frymëzimi i poetit të bën rrotullime të mahnitshme, spikat ndjeshmëria që është tepër e dukshme me mesazhet që përcjell për dhunën, shpërfilljen, ose mungesës së tolerancës mes fqinjëve që godasin njeri tjetrin.
Drithërima e bukur e ndjenjave përhumbur në castet e dashurisë, kalojnë nëpër poezite e vëllimit që përzihen me vargje e strofa. Buzëqeshja, harbimi i erës, shija e puthjes, fuqia e dashurisë gjallon veshur me figuracion aq elegant e fin. Disa të vërteta që poeti mbart në vargje, janë përcëlluese dhe të jehojnë gjatë me mesazhet që përcjellin. Po e ilustroj me vargjet e poezisë “Busti”

Ia ngritën dhe një bust të ri
Një monster anonim
Heronjtë nga varret shkulin flokët
Dhe qajnë me ngashërim

Paudhësia e së keqes e gërryen vargun me fjalë tërë maraz. Poezitë e këtij vëllimi janë të kohës.
Poeti e ka ndërtuar tashmë vëndin e tij me maturinë si njeri, me talentin veçanërisht në poezi që të lenë mbresa, ku ndërthuret talenti &profesionalizmi i krijimit që lartëson temat, mesazhet e ndjenjat që përcjell A. Bajrami në këtë botim të ri.
Më vjen mirë që dhe Shtëpia Botuese 2M me botues z. Aristark Osmani, ka shënuar një sukses me botimin e këtij vëllimi poetik., Kopertina dhe punimi grafik i punuar profesionalisht nga studio e 2 M, me parathënien e Shpendi Topollajit, korrektimin e pasthënien e Fatmir Mingulit, i ka shtuar dhe evidentuar vlerat librit “Balada të Pambaruara”. Mendoj që poezia e Agim Bajramit, tanimë, ka peshën e saj në krijimtarinë e kohës, që gjurmon traditën e më të mirëve e nderon komunitetin e poetëve.