Ballina Politika “Votimi i Diasporës, arritje pozitive”/ Reagon Elezi: Tensionet në numërim mund të...

“Votimi i Diasporës, arritje pozitive”/ Reagon Elezi: Tensionet në numërim mund të parandalohen me procesin elektronik

0
9

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi e konsideron një arritje pozitive përfshirjen e Diasporës në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në vitin 2025.

Në një intervistë për një emision televiziv Elezi u shpreh se ka ana teknike, mund të ketë problematika.

Lidhur me votimin elektronik, për të cilin Partia Demokratike është shprehur kundër implementimit në Tiranë, Elezi deklaroi se procesi nuk mund të manipulohet.

“Në parim, fakti që u lejua është një arritje, një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë kanë emigruar. Është arritje pozitive. Nga ana teknike, fillojnë dhe lindin problematike. Pjesa e votimit me postë, ka edhe problematikë tjetër, ka pasur problematika të votimit të njerëzve në grup. Ky është problem teknike që zgjidhet, por rritet kostoja. Është i gatshëm që ta përballojë votuesi koston? Kosto falas nuk ka, do paguajë shteti ose votuesi. 7shtë falas për votuesin jashtë, por ka një kosto që duhet të përballohet. Sa i përket mënyrës, me fletë votimi, apo votim elektronikisht, jam për këtë të dytën. Ka shumë lehtësira për të mësuar dhe për të mos bërë gabime. Në parim jam pro proceseve elektronike, thjeshtësojnë procesin. 3 janë proceset, procesi i njohjes biometrike, votimi elektronik, ka edhe një diçka më të lehtë, procesi i numërimit elektronik këtë radhë duhet të ishte mbyllur nga KQZ. Nëse nuk do futet procesi elektronik, do sjellë situata të tensionuara te numëruesit që ndërpresin procesin. Këti bëhen të papëlqyeshme këto skena. Që të kontestosh nga opozita këtë çështjen e numërimit elektronik, është për të qeshur. Pse vjen kjo pjesë e dyshimit, sepse nuk e njohim procesin dhe kanë të drejtë të dyshojnë. Por ka njerëz prodesionistë që e kuptojnë, kjo është e pamundur të ndodhë deformimi i rezultetit përmes këtij procesi. Procesi i numërimit duhet të jetë elektronik. Nuk i falet Ilirjan Celibashit dhe KQZ që të mos jenë të përgatitur për këtë”, theksoi ai.