Ballina Rajoni Kapen mbi 80 kg marijuanë në një taksi në Greqi, përfundojnë në...

Kapen mbi 80 kg marijuanë në një taksi në Greqi, përfundojnë në pranga 2 persona! Shqiptari i shpallur në kërkim që prej 2018-ës

10
0

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia greke mëngjesin e kësaj të premte, pasi janë kapur me drogë në një taksi.

Operacioni është zhvilluar në rrugën “Egnatia” ne afërsi të Igumenicës.

Siç shkruajnë mediet e huaja, policia ka ndaluar një automjet taksi dhe ka zbuluar në bagazh dhe sediljet e pasme, 72 pako që përmbanin 81 kg 704 gram marijuanë. Veç drejtuesit të mjetit, në taksi ndodhej dhe një pasagjerë shqiptar.

Shoferi grek është identifikuar si Mikhail Angjelo 52 vjeç nga Artemida e Athinës dhe pasagjeri shqiptar si Kosta Beqo, 54 vjeç nga fshati Çukë i Sarandës.

54-vjeçari shqiptar ishte person i shpallur në kërkim, pasi në vitin 2018 kishte marrë leje nga burgu i Stavrakiou ku prej dy vitesh vuante dënim për çështje droge dhe nuk ishte kthyer më. Policia greke u sekuestroi të dyshuarve edhe 4370 euro.