Ballina Aktualitet Akuzohet nga SPAK për pastrim parash të grupit “Çopja”, arrestohet në Itali...

Akuzohet nga SPAK për pastrim parash të grupit “Çopja”, arrestohet në Itali 35-vjeçari (Emri)

17
0

Policia italiane ka arrestuar 35-vjeçarin Klajdi Merkaj me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Klajdi Merkaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas akuzës nga SPAK për pastrim parash në llogari të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej nga vëllezërit Çopja.

“Si rezultat i sigurimit të informacionit nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një të kërkuari për llogari të SPAK, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, në kohë reale, me partnerët në Itali, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, Policia Italiane arrestoi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin K. M., 35 vjeç.

Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse më datë 29.07.2024, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Romën, për të kryer ekstradimin e shtetasit K. M., në Shqipëri”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.